Reagon Gëzim Kelmendi - E quan Blerim Latifin 'mbeturinë komunizmi'

Aktuale

Reagon Gëzim Kelmendi - E quan Blerim Latifin 'mbeturinë komunizmi'

Më: 1 prill 2019 Në ora: 23:46
Gëzim Kelmendi

Kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi ka kërkuar ‘dënim me burg’ për profesorin e Filozofisë, njëherësh këshilltar i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Blerim Latifi.

Kjo pasi ky i fundit, pas humbjes së një pjese të pushtetit në Turqi nga presidenti Reccep Tayyip Erdogan, tha se populli turk i tregoi ish-kryeministrit që feja nuk është zgjidhje për ekonominë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Kelmendi e quan Latifin ‘mbeturinë komunizmi’ që e fyen Kur’anin.

Sipas tij, Latifi vazhdimit e fyen fenë islame.

Shkrimi i plotë i Kelmendit në Facebook:

Kjo “mbeturinë” e komunizmit Blerim Latifi duhet dënuar me burgim.

Komunizmi ka shkuar, por ka lënë pas vetes disa “mbeturina”

Një “mbeturinë” e tillë sot merr taksa nga qytetarët e Kosovës dhe keqpërdorë buxhetin e Kosovës.

Për keqpërdorimet e tij kanë shkruar në vazhdimësi mediat e Kosovës.

Kjo “mbeturinë” më herët në paraqitjet televizive ka fyer disa herë KUR’ANIN.

Kjo “mbeturinë” muajt e fundit nuk po ndalet duke ofenduar Fenë Islame dhe qytetarët e besimit Islam.

Kjo “mbeturinë” në vend që të izololohet, kjo “mbeturinë” nga pushteti privilegjohet.

Fillimisht si këshilltar i ish-kryeministrit Hashim Thaçi, tani këshilltar i Kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit.

Prokuroria nuk duhet të heshtë përballë këtyre ” mbeturinave komuniste” që fyejnë Fenë Islame.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës dënon fuqishëm çdo deklaratë që fyen besimin dhe identitetin fetar të qytetarëve të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës duhet ta shkarkoj këtë ” mbeturinë komuniste”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës e din mirë që mijëra vota i ka fituar nga besimtarët musliman, ndërsa kjo ” mbeturinë komuniste” vazhdon ta fyej Fenë Islame dhe besimtarët musliman.

Kjo “mbeturinë komuniste” quhet Blerim Latifi.

Kjo ” mbeturinë” aktualisht është këshilltar i Kryetarit të Kuvendit dhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat