“Qeveria mbahet kot sa për të vazhduar zhvatjen e parasë publike”

Aktuale

“Qeveria mbahet kot sa për të vazhduar zhvatjen e parasë publike”

H.O. Nga H.O. Më 2 prill 2019 Në ora: 16:50
Qeveria e Kosoves

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se Partia Demokratike e Kosovës e ka bllokuar Kuvendin dhe Qeverinë, sa për të zhvatur paranë publike.

Image
Blerim Burjani

“Pashmangshëm , PDK po i mban proceset peng, ka stagnuar vendimmarrjen, ka bllokuar Kuvendin, nuk mund të bëhen kurrë 61 vota, kjo legjislaturë më tepër paguhen nga populli kot, është joefikase, e dobët dhe mbahet sa për të marr paga, dhe qeveria mbahet kot sa për të vazhduar zhvatjen e parasë publike dhe nepotizmin e korrupsionin”, thotë Burjani.

Ai thotë më tutje se kjo gjendje është kështu, derisa PDK vendosë ta rrëzojë këtë qeveri.

“Mban kryeministrin aktual kot dhe ruan si PDK ndikimin në ndërmarrjet publike dhe gjithkund, pra s’ka kurrgjë tjetër, kjo situatë është status quo, nuk ka progres. Kjo gjendje vazhdon të jetë e mjerë si e tillë, dhe e pashpresë se do të  ndryshojë. Koha është për të ndryshuar këtë mentalitet zhvatës, sundues dhe pasurues në kurriz të popullit, është mjerim po që se populli me votën e vet nuk i heqë këtë klasë politike”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat