Reagon Britania, tregon nëse i paralajmëroi qytetarët për të mos udhëtuar drejt veriut

Aktuale

Reagon Britania, tregon nëse i paralajmëroi qytetarët për të mos udhëtuar drejt veriut

Më: 2 prill 2019 Në ora: 19:21
Ruari O’Conell

(E plotësuar) - Ambasada britanike në Prishtinë ka mohuar raportimet në media se Britania e Madhe ka këshilluar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Kosovë.

Përmes një njoftimi, Ambasada britanike ka deklaruar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Ne kemi këshilluar për të gjitha udhëtimet e domosdoshme për komunat veriore për disa vite, për shkak të një numri incidentesh të dhunshme të kohëve të fundit të lidhura me krimin e organizuar në veri të Kosovës dhe rrezikun e vazhdueshëm që paraqesin këto struktura. Ne e mbajmë këtë dhe pjesën tjetër të këshillave tona të udhëtimit nën shqyrtim të vazhdueshëm dhe lëshojmë përditësime të rregullta”, thuhet në reagim.

Për më tepër, Ambasada britanike kërkon që të lexohen këshillat e plota të udhëtimit në adresën e internetit https://www.gov.uk/foreign-travel-advice/kosovo.

Vjen paralajmërimi nga Britania e Madhe: Keni kujdes kur udhëtoni në Veri të Kosovës

Britania e Madhe ka këshilluar qytetarët e saj që të mos shkojnë në Veri të Kosovës, duke paralajmëruar se mund të ketë tensione.

Zyra për Punë të Jashtme në Britaninë e Madhe këshillon qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar të mos i vizitojnë assesi katër komunat e veriut të Kosovës, respektivisht Zubin Potokun, Zveçanin, Mitrovicën Veriore dhe Leposaviqin.

Sipas njoftimit të publikuar nga ambasada, gjendja në këtë zonë mund të tensionohet, prandaj vizitorët duhet të kenë kujdes.

“Protestat mund të bëhen të dhunshme, dhe duhet të keni kujdes nëse shihni turma të njerëzve të mbledhura, gjatë tensioneve politike në qytet. Kontaktoni mediat lokale, ose konsultohuni me recepsionet dhe rregullisht shikojeni sajtin e ambasadës për të qëndruar të informuar”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike në Kosovë.

Ndërsa, britanikët njoftohen se në Veri nuk mungojnë incidentët prandaj duhet të evitojnë udhëtimin në komunat veriore.

“Në veriun e Kosovës ka pasur zhvillime të dhunshme, dhe incidente me granada dhe mjete ekskluzive. Evitoni mbledhjet publike, sidomos rreth urës që ndan Mitrovicën në dysh”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Ambasada i njofton qytetarët e vet se nëse hyjnë prej Kosovës në Serbi mund të kenë probleme në pikat kufitare.

“Është e mundshme të udhëtoni nga Serbia në Kosovë, dhe anasjelltas. Me siguri se do të hasni në probleme për të hyrë nga Kosova në Serbi, nëse në pasaportat e juaj shënon se keni hyrë në Kosovë nga një shtet tjetër, e jo nga Serbia” .

Ambasada britanike u thotë qytetarëve të Britanisë se nëse ndodh ndonjë tension në Veri, derisa ata qëndrojnë aty, duhet që të evitojnë largimin përgjatë vijës kufitare në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Gjithashtu aty përmenden se në Kosovë vazhdon të ketë zonëa të minuar dha mjete të pashpërthyera, edhe pse të gjitha rrugët janë pastruar dhe se “terroristët mund të provojnë për të kryer ndonjë sulm”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat