Profesor dr. Binak Maxharraj thotë se po vërehet një ftohje në mes të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit dhe ish kreut të kësaj partie, tani president i Kosovës, Hashim Thaçit.
Maxharraj, përmes një shkrimi në facebook, thekson se, kjo është një kopili politike e liderëve e në veçanti e Hashim Thaçit.
Ai shton se, afrimi i Thaçit me kryeministrin Ramush Haradinaj nuk është edhe pa hile, pasi Thaçi “askujt nuk i rraset pa i mjelë diçka”.
Lexojeni shkrimin e plotë:
KOPILIT DHE HILËT E LIDËRVE TANË?!
Kohet e fundit ne opinion po vërehet njëfarë ftohje midis Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit dhe afrimi i tij kah Haradinaj.
Këto janë kopili politike të liderëve tanë, në veçanti të Hashim Thaçit!
Afrimi i Thaçit me Haradinaj nuk është pa hile, sepse Thaçi askujt nuk i rrasët nëse nuk mjelë diçka prej tij.
Shkurt, qëllimi i Thaçit është qe ta shikoj ngadalë për ta futë në kurdhë, e tani hajtë grahi kah te duash.