Ramadani: Ikjet nga FSK, ‘fake news”

Aktuale

Ramadani: Ikjet nga FSK, ‘fake news”

Më: 3 prill 2019 Në ora: 20:35
FSK

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, i ka quajtur të pavërteta pohimet për ikje nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ai në një postim në Facebook shkruan se janë rreth 300 pjesëtarë të FSK-së që kanë marrë pension të parakohshëm, e cila është procedurë standarde nëpër krejt ushtritë e botës demokratike. 

Postimi i plotë:

'Fake News' është lajmi për ikje nga FSK-ja.

Nuk po braktiset Forca jonë.  Janë rreth 300 pjesëtarë të FSK-së që kanë marrë pension të parakohshëm, sipas ligjit dhe n- përputhje me standardet dhe rregullat e brendshme. Pensionet e parakohshme kryesisht ndërlidhen me aspektin e moshës. Dalja në pension të parakohshëm është procedurë standarde nëpër krejt ushtritë e botës demokratike.  Në Kosovë, kjo është e rregulluar me ligjet në fuqi dhe ruan nderin e dinjitetin e pjesëtarëve të Forcës sonë.  Nuk bëhet fjalë për ikje. Nuk bëhet fjalë për konotacione negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat