Ligji për konflikt interesi, deputetët takojnë guvernatorin e BQK-së

Aktuale

Ligji për konflikt interesi, deputetët takojnë guvernatorin e BQK-së

Më: 4 prill 2019 Në ora: 16:46
Foto nga takimi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar deputetët Albulena Haxhiu, Hajdar Beqa, Korab Sejdiu dhe Bahrim Shabani të cilët janë pjesë e grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Temë diskutimi në këtë takim ishte zbatimi i këtij ligji nga ana e zyrtarëve përkatës të Bankës Qendrore të Kosovës.

Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar deputetët se BQK edhe para hyrjes në fuqi të këtij ligji, ka ndërmarrë masa për parandalimin e situatave eventuale të konfliktit të interesit, fillimisht përmes kornizës ligjore e pastaj në mënyrë më të detajuar edhe me Kodin e Etikës dhe Mirësjelljes.

Mehmeti gjithashtu njoftoi se, sipas kërkesës së Agjencisë Kundër Korrupsion, ka caktuar dy zyrtarë të BQK-së si përgjegjës për trajtimin dhe zgjidhjen e situatave eventuale të konfliktit të interesit, të cilat mund t’i shfaqen personelit të BQK-së gjatë ushtrimit të funksionit të tyre.

Guvernatori theksoi se do të jenë në vazhdimësi të përkushtuar në zbatimin sa më të plotë të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik dhe legjislacionit përkatës të BQK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat