Tsipras e Zaev për “Nobel të Paqes”? Eurodeputetët: Nxit marrëveshjen Kosovë-Serbi - Bota Sot
Tsipras e Zaev për “Nobel të Paqes”? Eurodeputetët: Nxit marrëveshjen Kosovë-Serbi

Aktuale

Tsipras e Zaev për “Nobel të Paqes”? Eurodeputetët: Nxit marrëveshjen Kosovë-Serbi

Më: 4 prill 2019 Në ora: 18:26
Zoran Zaev, Alexis Tsipras

33 eurodeputetë nga 16 vende anëtare të Bashkimit Evropian propozojnë Kryeministrin e Greqisë Alexis Tsipras dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për të kandiduar për çmimin “Nobel për Paqe 2019”.

Në një letër drejtuar Komitetit Norvegjez të Nobelit, ata nënvizojnë se për herë të parë ata arritën një marrëveshje në Ballkan.

Eurodeputetët gjithashtu nënvizojnë se ky çmim do të inkurajojë lidershipet e Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje.

“Të dy kryeministrat, ndërmorën këtë hap, duke pranuar presionin e lartë brenda vendeve të tyre. Kandidatura e tyre për çmimin Nobel të Paqes, përçon tek të gjithë mesazhin, se guximi i tejkalon kufijtë kombëtarë dhe ky mesazh duhet të shpërblehet”, thuhet në letër. 

Ky çmim do të mbështesë Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras në procesin e pajtimit dhe pranimin e marrëveshjes në vendet e tyre dhe do të inkurajojë vendet e tjera me dallime shumë të ndërlikuara etnike, të ndjekin shembullin në mënyrë që të kontribuojnë në një rajon të qetë me njohje dhe respekt të ndërsjellë, raporton Vizion Plus. 

Zaev dhe Tsipras nënshkruan marrëveshjen e Prespës vitin e shkuar, e cila zgjidhi konfliktin 30 vjeçar mes dy vendeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...