Nika: LDK-ja parti e konsoliduar, nga zgjedhjet në LDK përfiton Kosova

Aktuale

Nika: LDK-ja parti e konsoliduar, nga zgjedhjet në LDK përfiton Kosova

Nga: N.Sh Më: 5 prill 2019 Në ora: 08:27
Isa Mustafa dhe Bedri Nika

Kryetari i LDK-së në Drenas, Bedri Nika thotë se, LDK-ja është një parti e konsoliduar e cila ka kaluar në shumë teste të demokracisë, edhe atëherë kur në Ballkan pak dinin për termin demokraci.

Nika përmes një shkrimi në Facebook thotë se, zgjedhjet brenda LDK-së, duke përfshirë edhe degën e Drenasit, nuk do të prodhojnë humbës.

Ai shton se në këto zgjedhje do të fitoj populli.

“Shumë kush edhe munde të këtë harruar se LDK është një parti e konsoliduar dhe e cila ka kaluar ne shume teste te demokracisë, madje edhe atëherë kur në Ballkan shumë pak dinin për termin demokraci.

Në çdo mënyrë, mendoj se zgjedhjet brenda LDK-së si në degë dhe nën-dege (duke përfshirë edhe Degën në Drenas) nuk do të prodhojnë humbës. Në këto zgjedhje do të fitojë çdo anëtar, por mbi të gjitha populli i Kosovës”, shkruan Nika, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat