Daçiq i shqetësuar nga vizita e dy mikeve të mëdha të Kosovës në ditën e çlirimit: Presim që Trump të reagojë

Aktuale

Daçiq i shqetësuar nga vizita e dy mikeve të mëdha të Kosovës në ditën e çlirimit: Presim që Trump të reagojë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 10:41
Madeleine Albright dhe Hillary Clinton

Kosova më 12 qershor shënon përvjetorin e 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në vendin tonë.

Për të nderuar personalitetet kryesore ndërkombëtare që kontribuuan në intervenimin dhe çlirimin e Kosovës, më 12 qershor do të organizohet pritje madhështore në Prishtinë.

Në këtë ceremoni  pritet të marrin pjesë edhe dy ish-sekretaret e shtetit amerikan, Madeleine Albright dhe Hillary Clinton.

Vizitën e dy mikeve të mëdha të Kosovës e ka komentuar Ministri i Jashtëm Serb, Ivica Daçiq i cili është shprehur se nuk çuditet që Hillary dhe Albright do të jenë pjesëmarrëse në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“E para si dhe burri i saj kanë kryer agresion kundër vendit tonë që synonte ndarjen e dhunshme të Kosovës. Unë sinqerisht besoj se ky veprim i ish administratës amerikane do t’i dëshmojë presidentit aktual Trump se ata dhe ky veprim po mbrojnë politikën e aktit final që na pengon të arrijmë në një kompromis të pranueshëm reciprokisht 20 vjet që nga fundi i luftës”, është shprehur Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat