Takohen nëpër çajtoret e Kosovës me ish-ushtarë, e japin thirrje për Hagë - Bota Sot
Takohen nëpër çajtoret e Kosovës me ish-ushtarë, e japin thirrje për Hagë

Aktuale

Takohen nëpër çajtoret e Kosovës me ish-ushtarë, e japin thirrje për Hagë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Rramanaj, ka rrëfyer në FRONTAL të T7, të gjithë historinë se si e ka marrë ftesën nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur në Hagë me datat 14 dhe 15 maj të vitit 2019.

Ai thotë se fillimisht e kishin telefonuar, dhe më pas ishte takuar me një hetues çek në një nga kafiteritë e Malishevës.

Rrahmanaj ka treguar se hetuesi çek ka folur në gjuhën shqipe në mënyrë të përkryer.

“Kjo është një padrejtësi që i bëhet gjithë ushtarëve dhe vendit tonë, por do ta dëshmojmë pafajësinë. Sot jam njoftuar me agjendën dhe datën se kur do të udhëtojë. Me 13 do të udhëtojë, ndërsa me 14 dhe 15 do të intervistohem”, ka treguar Rrahmanaj.

Ai ka treguar se si i është bërë ftesa dhe me kënd ka biseduar.

“Ftesa më është bërë përmes telefonit. Jam marrë në pyetje në Malishevës në një kafiteri, nga një hetues çek që e fliste gjuhën shqipe pastër. Më ka pyet për veprimtarinë në UCK. Jemi takuar në Malishevë në një kafe. Ai shënime nuk ka mbajt. Sigurisht ai ka pasur përgjues dhe e ka incizuar bisedën”, ka sqaruar ai.

Rrahmanaj ka thënë se gjatë kohës së luftës ka qenë pjesëtarë i Policisë Ushtarake, dhe tregon se nuk kanë pranuar t’i tregojnë se në çfarë cilësie është ftuar në Hagë nga Gjykata Speciale.

“Gjatë periudhës, kam qenë pjesëtar i policisë ushtarake. Ftesë zyrtare fizike nuk ka mbrri, por në Viber me ka ardhë me detaje, ata më kanë siguruar të gjitha shpenzimet për udhëtimin dhe qëndrimin atje. Me 16 maj do të kthehem në Kosovë”, ka theksuar Rrahmanaj.

Ai thotë se i kanë thënë se do të jetë një intervistim i përgjithshëm, pa i treguar fare për cilësinë që është ftuar.

“Është interesant edhe çështja e cilësisë, Ata kanë thënë që do të jetë një intervistim i përgjithshëm”, ka thënë ndër të tjera Rrahmanaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...