A do të kandidojë për kryetar të Prishtinës? – Përgjigja e Uran Ismailit

Aktuale

A do të kandidojë për kryetar të Prishtinës? – Përgjigja e Uran Ismailit

Më: 5 prill 2019 Në ora: 22:17
Uran Ismaili

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka thënë se ka marrë mbështetje të madhe nga partia e tij në garën për kryetar të degës së partisë në Prishtinë.

Ismaili ka refuzuar të përgjigjet saktësisht nëse e ka ndarë mendjen për të garuar për kryetar të Prishtinës.

Por, ai thotë se kjo çështje nuk është diskutuar në parti deri më tani.

“Synimi im parësor është PDK me pas një adresë më kredibile në Prishtinë. Nuk kemi fol fare për degën në Prishtinë. Nuk është  e drejtë e imja të flas për diçka që s’kemi diskutuar. Ne deri më tani kemi folur për garë dhe mua më kanë mbështetur që të jem kandidat për kryetar të Degës së Prishtinës. Tash ka ndërruar edhe strategjia, pasi dy vite më herët formohet një ekip për Prishtinën. Kemi ndryshuar idenë që të mos presim pak para zgjedhjeve dhe me ofru një kandidat që qytetarët nuk e njohin. Nuk kemi pasur strategji për Prishtinën”, ka thënë Ismaili në Debat Plus në Tv Dukagjini.

“Jam asamblist këtu. Jetoj këtu, punoj dhe çdo gjë e lidhi me Prishtinën. Për mua është nder të jem kandidat për kryetar të Prishtinës. S’po them që kam ambicie për kryetar. Prishtina ka një kapacitet e talent më të madh se që po e ekzekuton sot. Prishtina është atraktive për çdo qytetar të Kosovës. Kjo tregon për pozitën e lakmueshme të Prishtinës. Në anën tjetër, e sheh një qytet që nuk i plotëson potencialet e një talenti”

Tutje, ai ka thënë se projektin e Spitalit në Prishtinë nuk e ka bërë për zgjedhje lokale, por ka qenë domosdoshmëri.

Ismaili aktualisht është ministër i Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat