Bahtiri i AKR-së i bashkohet Vetëvendosjes në tubimet kundër koalicionit qeverisës

Aktuale

Bahtiri i AKR-së i bashkohet Vetëvendosjes në tubimet kundër koalicionit qeverisës

Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:37
Agim Bahtiri dhe Albin Kurti

Nën moton  kundër “PANhajnisë”, Vetëvendosje mbajti sot tubime me qytetarë në Podujevë, Vushtrri e Mitrovicë.

E përkrahje gjeti pikërisht nga një kryetar që është pjesë e një  partie që është në koalicionin qeverisës, nga ai i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Madje ai dha edhe deklaratë.

“Kësaj radhe nuk guxojmë me leshu pe, të bëhemi bashkë t’i largojmë njerëzit që e dëmtojnë këtë vend dhe ky vend meriton Albin Kurtin në krye, puna e palodhur e tij dhe njerëzit që e rrethojnë atë duhet t’i japim mbështetje. Unë vij nga tjetër parti por nuk njoh parti kur është në cështje kombi” deklaroi Bahtiri.

Ndërsa i pari i Vetëvendosje, Albin Kurti, përsëri theksoi se Qeveria duhet të bie.

“Nuk mund të fitojë edhe PANhajnia edhe popullsia. Le të fitojë popullsia e le të mbarojë PANhajnia. VV e LDK po bashkëpunojnë me mirë sesa partitë e koalicionit qeverisës. Kuvendi nuk është përfaqësues. Zgjedhjet janë zgjidhja”, tha Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat