Haradinaj viziton kompaninë amerikane që bashkëpunon me të rinjtë e Kosovës

Aktuale

Haradinaj viziton kompaninë amerikane që bashkëpunon me të rinjtë e Kosovës

Më: 7 prill 2019 Në ora: 00:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, po vazhdon vizitën e tij në SHBA.

Ai atje sot ka vizituar edhe një kompani në Detroid, ku partner tekonologjik janë edhe nga Kosova.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Vizitë në njërën nga kompanitë më të suksesshme të Detroit, Bedrock ku partner teknologjik në ndërtim janë edhe kosovaro-amerikanët Etrit dhe Edi Demaj. Duke pas në fokus sektorin e patundshmërive Bedrock me vëllëzërit Demaj, janë shndërruar në forcë kryesore të zhvillimit të Detroit pas krizës ekonomike.

Me një investim prej 3 miliardë dollarësh, Bedrock, përmes KodeLabs 60% e softëareve i punon në Kosovë, me të rinjtë tanë. Duke e pasur përqëndrim zhvillimin ekonomik të vendit, para këtyre ndërmarrësve dhe partnerëve të tjerë, shpalosa platformën ekonomike që ofron Kosova, me lehtësirat fiskale, ligjin për investime strategjike dhe Zonën e Veçantë ekonomike Amerikane në Gjakovë.

Në këtë ofertë të Kosovës, karshi tërheqjes së investimeve direkte, Qeveria do të jetë partner konstruktiv në çdo mundësi dhe projekt, për zhvillim ekonomik të vendit dhe gjenerimin e vendeve te reja të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat