Thaçi shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme pa dijeninë e KQZ-së, Daka i reagon presidentit

Aktuale

Thaçi shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme pa dijeninë e KQZ-së, Daka i reagon presidentit

Më: 8 prill 2019 Në ora: 19:03
Hashim Thaçi

Shpallja e zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan nga ana e presidentit, Hashim Thaçi gjatqë ditës së sotme ka habitur kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën.

Ajo, në mbledhjen e këtij komisioni ka thënë se këto vendime janë marrë pa kaluar në këshilla të KQZ-së dhe se nuk dihet se si janë shpallur këto zgjedhje.

“Sot presidenti i Kosovës me dekretin e tij ka shpallë zgjedhjet për kryetarë të komunave veriore për 4 komuna dhe këtij zgjedhje do mbahen më 19 maj të këtij viti KQZ ka caktuar takimin e radhës që do marrë disa vendime menjëherë pas shpalljes këto zgjedhje janë të parakohshme. E dimë që këto vendime janë marrë pa kaluar në këshilla të KQZ-së edhe zgjedhjet janë shpallë sot dhe nuk e dimë se si janë shpallur”, tha ajo.
 

Megjithëkëtë, Daka njoftoi për datat e fillimit dhe mbarimit të proceseve para zgjedhore.

“Afatet për tubime zgjedhore do fillojmë me 13 maj dhe do përfundojnë më 17 maj. Afati për aplikim i subjekteve politike do fillojë më 8 prill dhe do përfundojë më 19 prill. Aplikimi i subjekteve politike do fillojë më 9 prill dhe do përfundoj më 18 prill. Emërimet e komisonenve komunale të zgjedhjeve do fillojë më 15 prill. Certifikimi i listës së votuesve do bëhet me 13 maj mdërsa publikimi i qendrave të votimit do bëhet më 9 maj”, tyha ndër të tjera ajo.

Ndryshe, presidenti i vendit Hashim Thaçi sot ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe të cilat do të mbahen më 19 maj të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat