Haradinaj: Kushtetuta e Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut

Aktuale

Haradinaj: Kushtetuta e Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut

Nga: Z.B Më: 9 prill 2019 Në ora: 08:12
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qytetarët e Kosovës, kanë shkruar kapitujt e një Kushtetute moderne, me forcën e vullnetit të shprehur lirshëm, me të cilën normojnë të drejtat dhe obligimet në barazi, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj ka thënë se, Kushtetuta e Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kulm i një shtëpie

Postimi i plotë:

Qytetarët e Kosovës, kanë shkruar kapitujt e një Kushtetute moderne, me forcën e vullnetit të shprehur lirshëm, me të cilën normojnë të drejtat dhe obligimet në barazi.

Njëmbëdhjetë vjet më parë, përmes aktit më të lartë juridik-politik, u vulos Kosova si shtet i pavarur e sovran, një demokraci sovrane e shumë-etnike, e re në moshë, liberale në ide dhe Perëndimore në frymën e saj.

Kushtetuta e Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kulm i një shtëpie të përbashkët, të shqiptarëve dhe komuniteteve joshumicë, mbi parimet e lirisë, demokracisë dhe drejtësisë.

Urime Kosovë Dita e Kushtetutës!RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat