Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci ka publikuar sot një foto me babain e ish gazetarit të gazetës “Bota sot”, Bekim Kastratit. Për këtë të fundit, Geci thotë se u vra si pasojë e komunikatës nr. 59 nga UÇK- ja Banhofave me ç’rast u vra edhe truproja e Presidentit Rugova Besim Dajaku, ndërsa vet Geci u plagos rëndë.
Geci tregon edhe fjalët që ia tha Hajriz Kastrati në takim me të.
“Mos u dorëzo Gani, se ma shumë ke bërë ti për shokë tu të vrarë mas lufte se hallku që kanë bërë për vëllezër e prindër të vet”, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Me Hajriz Kastratin babain e Bekim Kastratit gazetarit të gazetës Kombëtare “Bota Sot” i cili u vra me datën 19 .10.2001 ne atentatin e përgaditur si pasojë e komunikatës nr. 59 nga UÇK- ja Banhofave me ç’rast u vra edhe truproja e Presidentit Rugova Besim Dajaku dhe u plagosa rëndë unë ndërsa pa plag shpëtoj Shani Geci.
Hajriz Kastrati edhe pse në moshë të shtyer gjithmonë i gatshëm të më jap kurajo për luftën e mëtutjeshme kundër kriminelve dhe mbështetësve të tyre që na vranë e na shanë.
Me thajë ni fjalë: Mos u dorëzo Gani, se ma shumë ke bërë ti për shokë tu të vrarë mas lufte se hallku që kanë bërë për vëllezër e prindër të vet.
Ishalla jeton 100 vjet mixha Hajriz!