Pacolli: Kushtetuta jonë është njëra nga aktet më moderne dhe progresive në botë

Aktuale

Pacolli: Kushtetuta jonë është njëra nga aktet më moderne dhe progresive në botë

Nga: Z.B Më: 9 prill 2019 Në ora: 13:04
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar për 11 vjetorin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili është akti më I lartë juridik në Republikën e Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Pacolli përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se, Kushtetuta jonë është njëra nga aktet më moderne dhe progresive në botë, që siguron barazi për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim.

Postimi i plotë:

Sot shënohet 11 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, aktit më të lartë juridik të Republikës sonë.
Kushtetuta jonë është njëra nga aktet më moderne dhe progresive në botë, që siguron barazi për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim.

Të gjithë ne duhet të jemi krenarë me Kushtetutën tonë, e padyshim duhet të angazhohemi më tepër në zbatimin e saj në plotni.

Urime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat