Kërkohet ndryshimi i Kushtetutës, Arsim Bajrami thotë se territori nuk mund të ndryshojë

Aktuale

Kërkohet ndryshimi i Kushtetutës, Arsim Bajrami thotë se territori nuk mund të ndryshojë

Më: 9 prill 2019 Në ora: 16:02
Qeveria e Kosovës

Njëmbëdhjetë vjet pas ratifikimit të saj, të pakta dalin të jenë rastet, kur ajo është zbatuar dhe nukka pasur shkelje. Madje po kërkohet që të ketë edhe ri-dizajnim të Kushtetutës së Kosovës. Tëpaktën kështu po thonë njohës të saj, analistë politikë e ish-anëtarë të komisionit për ratifikimin e Kushtetutës.

E ratifikuar më 9 prill të vitit 2008, ku një pjesë e madhe doli nga plani i ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, ajo është akti më i lartë juridik, ku si e tillë garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Mazllum Baraliu, profesor i të Drejtës Kushtetutese, thotë se nga koha kur edhe është miratuar, është shkelur jo vetëm nga personat fizik por edhe institucional.

Baraliu: Ashtu edhe si ligjet tjera, Kushtetuta është shkelur në vazhdimësi

“Ashtu edhe sikur për të gjithë legjislacionin tjetër, ligjor në Republikën e Kosovës edhe Kushtetuta ka pasur fatin e njëjtë gjatë këtyre viteve të Pavarësisë së mos respektimit të saj, në masën e duhur dhe në qind për qind. Kushtetuta krahas ligjeve të tjera, kështu edhe ajo rrahu ato ligje. Janë shkelur hera herës, për të mos thënë në vazhdimësi dhe në kontuinitet, jo vetëm nga personat fizik, pra qytetarë tëRepublikës së Kosovës, por edhe nga persona juridik  dhe segmente institucionale... Fatkeqësisht që nga prononcimi përmendja e emrit të Kushtetutës, respektivisht mos përmendja deri te simbolet e ndryshme, deri te sjelljet, deri tek dorëheqjet e fundit të katër kryetarëve të komunave në veri të vendit dhe shpallja e tyre në një konferencë të përbashkët asambleiste të katër asambleve kinse, për të mos thënë mos njohjen e Kushtetutës, dhe organeve kushtetut ese të këtij vendi, e deri te vendimet e Gjykatës Kushtetutese që nuk koronspodojnë me frymën e Kushtetutës”, thotë Baraliu.

Shkelje të tilla, sipas Baraliut kanë të bëjnë me mos-konsistencën dhe mungesën e vetëdijës, për të çmuar, sipas tij, një akt kaq sublim.

Për çka, Baraliu thotë se është e domosdoshme që kjo Kushtetutë të ndërrohet.

Baraliu: Ka nevojë urgjente që të ndërrohet Kushtetuta

“Kjo kushtetutë , e cila është nxjerrë në rrethana dhe kushte specifike, si derivat dhe produkt i një plani politik dhe gjithëpërfshirës, plani i ashtuquajtur i Ahtisarit, i cili ka qenë dhe është dëshmuar tash pas kaq viteve, si gangrinoz, dhe me pasoja juridike të pariparueshme për Kosovën edhe Kushtetutën. Sepse Kushtetuta si rrjedhojë e zgjidhjeve të këtij plani, formulave që ka paraparë ky plan, nuk mundet lehtë e shpejt Kosova, në asnjë mënyrë ta ndryshojë Kushtetutën e vet. Dhe në këtë rast e kemi pasur shndërrimin e FSK-së në Ushtri, jemi detyruar variantin alternativ ta aplikojmë, sepse varianti i parë ndryshimi i Kushtetutës, nuk ka ardhur në shprehje. Sepse nuk kemi pasur përkrahjen e një subjekti politik, i cili është i inspiruar nga Beogradi... Pra, ka nevojë, dhe ka nevojë urgjente”, deklaron Baraliu.

E për çështjen e shndërrimit të FSK-së në Ushtri, në pamundësi të ndryshimeve kushtetutese për shkak tëqëndrimeve të deputetëve të komunitetit serb, ishte përmendur mundësia e formimit të Ushtrisë së Kosovës përmes referendumit.

Por, ky nuk ishte rasti i vetëm.

Së fundmi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngritur edhe çështjen e referendumit që ka të bëjë me ndryshimin e kufirit apo siç e quan ai ‘korrigjimin e kufijve’.

Thaçi ka thënë se referendumi mund të përdoret për t'i pyetur qytetarët e Kosovës nëse ata janë për korrigjimin e kufirit, që do të bashkonte komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë me Kosovën. Por, që në të dyja këto raste duhet të ketë ndryshim të Kushtetutës.

Ish-anëtari i Komisionit për hartimin e Kushtetutës, profesori Arsim Bajrami, i pyetur në lidhje me këto ide thotëse Kushtetuta e Kosovës garanton integritetin territorial dhe derisa është në fuqi, askush nuk mund të ketë mandat kushtetues për të negociuar me territorin e Kosovës.

Bajrami: Janë tri vlera të përhershme që nuk duhet të preken asnjëherë

“Janë tri vlera të përhershme që nuk duhet të preken asnjëherë.  E para sovraniteti i shtetit-Pavarësia, integriteti territorial dhe karakteri unitar, këto vlera kombëtare duhet të jetojnë jo me dekada, por edhe me shekuj, që shteti i Kosovës të stabilizohet dhe të ruhet në tërësi.... Kushtetuta e Kosovës garanton integritetin territorial dhe derisa është në fuqi derisa nuk ndryshohet askush nuk mund të ketë mandat kushtetues për të negociuar me territorin e Kosovës”, thotë Bajrami.

Se kjo Kushtetutë duhet të ndërrohet, po e thotë edhe profesori, Behlul Beqaj.

Kjo Kushtetutë sipas tij, nuk ka qenë në përputhje me zbatueshmërinë.

Beqaj: Duhet të arrihet një simetri e re e qeverisjes mes pakicës dhe shumicës

“Kushtetuta deshtëm apo nuk deshtëm ka nevojë për një tranzicion në përputhje me nevojat e tranzicionit dhe qeverisjen në raport me shumicën dhe pakicën, ngase mendimi im është se kemi një disproporcion dhe duhet patjetetër në ndryshimin e Kushtetutës, të cilin nuk e përceptojë si akt i kuranit apo biblës, por si akt që duhet të ndryshoj varësisht prej ndryshimit të rrethanave. Duhet të arrihet një simetri e re e qeverisjes mes pakicës dhe shumicës, pavarësisht se cfarë do të jetë marrëveshja përfundimtare, juridikisht obligative në procesin e dialogut”, shprehet ai.

Pakicat sipas tij, shpesh herë i kanë keqpërdorur priviligjet e arritura në bazë të një kompromisi, për çka, sic thotë ai, një gjë e tillë e ka defunksionalizuar edhe shtetin.

Ndryshe, Kushtetuta e Kosovës e miratuar 11 vjet më parë, e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat