A e dini se poezinë ikonike ‘M’u shtershin sytë…’ nuk e ka shkruar Agim Ramadani

Aktuale

A e dini se poezinë ikonike ‘M’u shtershin sytë…’ nuk e ka shkruar Agim Ramadani

Më: 9 prill 2019 Në ora: 21:18
Agim Ramadani

Poetja Donika Dabishevci, në 20 vjetorin e Betejës së Koshares, në krye të së cilës ishte Komandanti Agim Ramadani, ka kujtuar një nga poezitë më të fuqishme “M’u shtershin sytë…”, për të cilën deri vonë kemi besuar se e ka shkruar Komandant Ramadani. Në të vërtet, poezia ishte shkruar më 1943 nga veprimtari Bedri Gjinaj.

Dabishevci, në një publikim në rrjetin social “Favebook” e ka falënderuar politologun Fatlum Sadiku, i cili para dy viteve e kishte publikuar në këtë rrjet social fotografinë që dëshmonte që autor i kësaj poezie nuk ishte Agim Ramadani.

Ajo ka kujtuar se si në vitin 2000 ishin botuar nga “Rilindja” në tufë poezish të Ramadanit, të cilat ishin redaktuar nga shkrimtari i njohur Ali Podrimaj.

Sipas saj, duket se Podrimaj i kishte redaktuar këto poezi me një sy.

“Ditëlindjet e ditëvdekjet e heronjve i shënojmë duke kujtuar të bëmat e tyre të madhërishme, e kur të ketë qëlluar që ndonjëri prej tyre është marrë edhe me shkrime, atëherë edhe duke postuar ndonjë varg a poezi të tyre.  Agim Ramadani ka lënë në dorëshkrim një tufë poezish që redaktuar nga Ali Podrimja u botuan në vitin 2000 nga “Rilindja”. Në mesin e këtyre poezive si duket ka qëlluar të jetë edhe poezia ‘Liria’ e veprimtarit Bedri Gjinaj që në autorësi të Agim Ramadanit u botua brenda kopertinave të librit të këtij të fundit…Si duket Podrimja ka redaktuar me një sy ndërsa për kthimin e vargjeve te autori i vërtetë duhet falenderuar Fatlum Sadiku”, ka shkruar Dabishevci në Facebook.

Ndryshe, Bedri Gjinaj ka qenë mësues dhe atdhetar i shquar. Ai është një nga figurat më të njohura të arsimit në Mitrovicë.

Po t’i referohemi biografisë së tij, Gjinaj është një nga radhët e veprimtarëve i cili punoi për zhvillimin e arsimit gjatë Luftës së Dytë Botërore në Prefekturën e Mitrovicës. Kontribut çështjes shqiptare i dha edhe sa ishte në pozitën e sekretarit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

Bedri Gjinaj është në mesin e e mësuesve të dekoruar që iu ipet Urdhri “Naim Frashëri” i klasit të I-rë nga Presidenti i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, me Dekretin Nr. 811. Dt. 11 prill 1994, me motivacion se hapën ose shërbyen në shkollat shqipe në Shqipërinë Veriore e Lindore jashtë kufijve politik të viti 191,3 të Shtetit Shqiptar në vitet 1941-1944.[3]

Për Gjinajn, është publikuar edhe një libër nga Fazli Hajrizi me titull “Bedri Gjinaj- mësues dhe atdhetar i shquar

Heroi Agim Ramadani lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1964.

Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoj si emigrant politik, meqë me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet anëtar nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.

Ndonëse kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan.

Image
Image

Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat