Rexha: Disa duhet të ikni në pension e disa nëpër burgje

Aktuale

Rexha: Disa duhet të ikni në pension e disa nëpër burgje

Më: 11 prill 2019 Në ora: 12:31
Arbër Rexha

Deputeti Arbër Rexha nga Lëvizja Vetëvendosje tha se është shqetësuese mosprezenca e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e jashtëzakonshme.

Në fjalimin e tij në seancën e sotme, ai  tha se me këtë qeveri nuk ka shpresë dhe se të njëjtit duhet të ikin, siç tha ai disa në pension e disa nëpër burgje.

Rexha tha se vendi është në gjendje të papërballueshme.

Rexha: Nuk ka shpresë me këtë qeveri

“Me ju nuk ka shpresë, ju duhet të ikni që të na kthehet shpresa, andaj me këtë rast edhe ditët e bardha. Disa nëpër burgje, disa të pensionuar, e disa të skuqur që nuk keni bërë asgjë. Shpallni gjendje të jashtëzakonshme sepse edhe ashtu është gjendje e papërballueshme”, tha ai.

Ai tha se ikja masive po bëhet për shkak të mungesës së përspektivës.

Rexha: Deklaratat mos e lëshoni Kosovën janë naive dhe ironike

“Me një anë klientela dhe nepotizmi, dhe në një anë hajnia e krimi institucional, pastaj vijnë deklaratat mos e lëshoni Kosovën të cilat dalin naive dhe ironike për veshin e qytetarëve tanë. Prandaj qytetarët e Republikës së Kosovës, jo vetëm nga kjo qeveri por edhe nga qeveritë e kaluara janë ngulfatur skajshëm. Ikja masive po bëhet për shkak të mungesës së perspektives, para së gjithash të fëmijëve, kanë shkolla ku edukohen por nuk kanë program e cilësi ku të shkollohen, nuk kanë spitale ku të shërohen, andaj gjejnë zgjidhje në rajon, fatkeqësisht në Serbi, Maqedoni, por edhe Shqipëri, e për qeveritarët tanë të sëmurë, shumë afër është Evropa por jo edhe për qytetarët tanë”, tha ai.

Ai tha se është shumë shqetësues fakti që po largohen edhe ata që kanë një punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat