Krasniqi i reagon Molliqajt: Ky vend po zbrazët, ti merresh akoma me përralla

Aktuale

Krasniqi i reagon Molliqajt: Ky vend po zbrazët, ti merresh akoma me përralla

Nga: N.H Më: 12 prill 2019 Në ora: 16:12
Dardan Molliqaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Glauk Konjuca, ka shërbyer në Shërbimin Informativ të Kosovës në vitin 2000 dhe 2001 dhe se rekrutimin e tij e kishte bërë Fadil Lepaja. Molliqaj ka thënë se paga që ka marrë Konjufca ka qenë 150 marka.

Këto, Molliqaj i ka thënë në seancën plenare të së premtes, gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës, që sipas tij, Konjufca ka dalë nga SHIK-u për shkak të pagës së ulët.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar edhe opinionisti dhe njohësi i çështjeve politikë në vend, Faik Krasniqi. Ai përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se deklaratat e fundit të deputetit të PSD-së nuk i ndezën, pasi sipas tij, nuk ofroi asnjë argument përveç disa llafeve të rrugëve.

Krasniqi me tej, ka edhe një pyetje publike për Molliqajn, nëse ky i fundit është Kuvend për hallet e qytetarëve, apo për të treguar përralla se kush ka qenë pjesë e SHIK-ut?

Ja shkrimi i Krasniqit:

Dardan Molliqaj tentoi te behet zbulues i ujit te nxehte, me gjoja zbulimin qe Glauk Konjufca na paska qene pjesetar i SHIK-ut. Por nuk i ndezi, sepse nuk ofroi asnje argument pervec disa llafeve te rrugeve.

Dardan Molliqaj, je ne Kuvend per hallet e qytetareve( gje qe s'te behet vone fare), apo per te na treguar perralla se kush na paska qene pjese e SHIK-ut? Me keto gjera nuk merren as Parlamentet e shteteve te fuqishme, sepse ka kush te merret.

Kosova megjithate e ka kete luks, pavaresisht qe ekonomine, shendetesine, arsimin dhe drejtesine e kemi pertoke. Ky vend po zbrazet dhe ti merresh akoma me perralla.

Burre do te ishe nese ti dhe shoket e tu i dorezoni mandatet e vjedhura.

Fale Levizjes Vetevendosje jeni deputet dhe t'i gezoni, por mos na trazoni me gjera koti. Mos harro qe zgjedhjet vijne!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat