Haradinaj: Të mos zhgënjehemi më shpejt se sa duhet

Aktuale

Haradinaj: Të mos zhgënjehemi më shpejt se sa duhet

Më: 13 prill 2019 Në ora: 14:37
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ka shumë detyra që në Kosovë të kemi një jetë siç e bëjnë qytetarët në vendet evropiane por se ajo mund të arrihet vetëm nga qytetarët e vendit tonë e jo nga të tjerët.

Haradinaj i bëri këto komente gjatë inaugurimit të Qendrës BogdaniPolis, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ku ishin tw pranishëm rreth 1000 të rinj nga gjitha pjesët e Kosovës, priftërinj katolik dhe mysafirë tjerë.

Haradinaj tha se të gjithë qytetarët e Kosovës janë gëzuar me ndërtimin e Katedralës në Prishtinë, ndërsa, për këtë qendër ka falënderuar donatorin gjerman Renovabis, duke i thënë se Kosova dhe populli i saj nuk e harron nderin.

Haradinaj: Të mos zhgënjehemi më shpejt se sa duhet

“Ne në Kosovë kemi të meta, bëjmë edhe gabime. Te besimtarët e krishter, rrëfimi është mundësi me rimarrë mundësin për t’u kthyer në sukses, punë e në të drejtën. Ne nuk duhet të zhgënjehemi prej gabimeve tona, prej ndonjë lëshimi, prej ndonjë të mete por duhet të shërbejnë për ne si mundësi rinisje. Unë jam i vetëdijshëm që kam shumë detyra në vendin tonë për një jetë siç e bëjnë qytetarët në Gjermani, Austri e vende tjera por e di që atë nuk mund të na bëjë tjerët por vetëm ne mundemi ta bëjmë vet. Iu lus të mos zhgënjehemi më shpejt se duhet se ka arsye për zhgënjim por iu lus të jemi bashkë“, ka thënë ai.

Ipeshkvi Dodë Gjergji, u tha të rinjve se shtetin më të mirë se sa që është do ta bëjnë të rinjtë.

Gjergji: Mos ta kishim shtetin ne nuk do të kishim asgjë

“Vërtet po mos të ishte Renovabis nuk do ta kishim këtë qendër, po mos të ishte Renovabis nuk do t’i kishim ato gjërat e mira në Gjilan, Prishtinë, Prizren, por ta mendojmë po mos të ishe Skënderbeu ku do të ishim ne, po mos të ishte Bogdani çka do të kishte prej neve, po mos ta kishim Nënë Terezën me çka do të krenoheshim ne, por edhe mos ta kishim shtetin ne nuk do të kishim asgjë, ani pse e duam më të mirë se sa që është por atë do ta bëni ju, jo ne“, tha ai.

Përfaqësuesi i Renovabis, Burhard Haniker u tha se Kosova është një vend me interes për ata.

Haniker: Kosova është një vend me interes për ne

“Paratë nuk janë të Renovabis, por janë para të katolikëve të Gjermanisë dhe e shtetit gjerman.....Kosova nuk është një prej vendeve më të mëdhaja që ne kemi projekte por është një vend me interes për ne“, tha ai.

Ai u ka thënë të rinjve se janë e ardhmja e Kosovës dhe e Evropës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat