Lushtaku: Mjekrën se mbaj për fe, jam inspiruar nga Adem Jashari – Është simbol i burrërisë

Aktuale

Lushtaku: Mjekrën se mbaj për fe, jam inspiruar nga Adem Jashari – Është simbol i burrërisë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 23:13
Mërgim Lushtaku

Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku është i rregullt në mbajtjen e riteve fetare. Ai viziton rregullisht xhaminë dhe falë gjitha vaktet e namazit.

Kështu ka thënë sonte në ‘Personale’. Lushtaku i pyetur për mjekrën, ka thënë se më shumë e ka lëshuar si simbol i burrërisë se sa për shkak të fesë. Madje inspirim ka gjetur edhe tek Adem Jashari.

‘’Mjekrën se kam për fe, por për virtyte të burrësisë më shumë. Gjithë më ka pëlqyer. Ose që e kam pa Adem Jasharin. Por jo për fe’’, ka thënë Lushtaku,

Tutje ai për ekstremizmin thotë se kjo përhapet më shumë nga injoranca e pashkollimi.

‘’Në cdo vend ka ekstremizëm, por më shumë për shkak të injorancës ose pashkollimit, se sa është ndikuar nga dikush. Nëse s’ka dhunë është në rregull, por nëse nuk menaxhohen, duhet marrë masa nga organet përkatëse’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat