Limaj komenton gjuhën e përdorur të Milaim Zekës në Kuvend - Bota Sot
Limaj komenton gjuhën e përdorur të Milaim Zekës në Kuvend

Aktuale

Limaj komenton gjuhën e përdorur të Milaim Zekës në Kuvend

Më: 14 prill 2019 Në ora: 19:11
Fatmir Limaj

E ai që pothuajse hedh më së shumti akuza dhe përdor gjuhë jo të duhur gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës, është pikërisht bashkëpartiaku i tij Milaim Zeka.

Pavarësisht kësaj, ai në një intervistë për KosovaPress e justifikon këtë të fundit duke thënë se është i lirë të flasë, pasi sipas tij, Zeka është deputet i pavarur.

Limaj: Secili jep përgjegjësi për fjalën e tij publike

“Milaimi nuk ka qenë në dorë kurrë, Milaimi është një person i pavarur... Ai është deputet i zgjedhur, Milaimi nuk është anëtar i Nismës, nuk është aktivist i Nismës, e as nuk është në strukturat e Nismës. Ai, thjesht, është një deputet i pavarur që ka konkurruar në listat e Nismës dhe ka qëndrime të pavarura dhe sillet i pavarur si deputet i Kuvendit të Kosovës. Nuk është që as ne nuk e kemi njohur dhe as qytetarët e Kosovës, është qëndrimi i tij, është personaliteti i tij. Mënyrën e komunikimit e ka jo konvencional, por Milaimin kjo e karakterizon, dhe është deputet, dhe është i lirë të flasë deputeti ashtu siç e vlerëson, pastaj secili jep përgjegjësi për fjalën e tij publike”, është shprehur Limaj.

Megjithatë, ai pohon se viteve të fundit gjuha e përdorur në Kuvend është rënduar dhe rastet e tilla ai i quan të panevojshme.

Limaj: Deputetët e dinë se gjuha e rënduar në Kuvend është e panevojshme

“Ndonjë fjalë të njerëzve atje në Parlament, të gjitha anët, të gjitha grupet politike edhe ata e dinë pasi ta flasin e dinë që është e panevojshme. Nuk është Parlamenti, vendi ku duhet. Argumentimi politik, argumentimi i temës që e ngrit ka mjaft në fjalorin shqiptar, mund të gjejnë fjalën e përshtatshme për temën që e ngritin. Por, nganjëherë ndodh, sepse ne të gjithëve na ndodh të themi ndonjë fjalë që do ta thoshim në momente të caktuara”, tha Limaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...