Thaçi tha se të ardhurat i kanë 600 euro ata që po ikin nga Kosova, reagon ashpër Muhamet Kelmendi - Bota Sot
Thaçi tha se të ardhurat i kanë 600 euro ata që po ikin nga Kosova, reagon ashpër Muhamet Kelmendi

Aktuale

Thaçi tha se të ardhurat i kanë 600 euro ata që po ikin nga Kosova, reagon ashpër Muhamet Kelmendi

Nga: N.Sh Më: 14 prill 2019 Në ora: 20:59
Hashim Thaçi

Zëvendësministri i Arsimit, profesori Muhamet Kelmendi thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka disa mungesa pas deklaratës i cili tha se, qytetarët po ikin jashtë Kosovës për dëshirë e jo për punë, pasi kaun të ardhura mesatare 600 euro.

E këtë deklaratë e quan të turpshme, Kelmendi, i cili shton se, presidenti është i sëmurë, pasi po mbështetet në të ardhurat e veta ditore.

Sipas Kelmendit, të ardhurat mesatare në sektorin privat janë 170 euro, kurse në atë publik 300.

Më poshtë lexojeni postimin e plotë, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Turp per z.Thaci

Keto dite deklaroi:

"Kosovaret po ikin per deshire e jo per pune... Ata i kane te ardhurat mesatare 600 Euro".

Ky president qe deklaron keshtu i ka disa mungesa:

1.Eshte i semure dhe nuk mund te gjykoi gjendjen,

2.Mbeshtetet ne te ardhurat personale ditore qe i ka ose

3.Enderron te ardhurate tilla.

Te ardhurat mesatare personale ne sektorin privat nuk kalojne 170 deri ne 200

Euro, ndersa ne sektorin publik ato shkojne deri ne 300 Euro.

Duhet thene gjitashtu se punetoret ne te dy sektoret nuk kane sigurime pensionale e invalidore, sikunder as sigurime shendetesore dhe mbrojtje ne pune.

Vdesin punetoret ne pune dhe nuk.ka asnje sigurim. As sigurimi shendetesor nuk ekziston. Vetem ne vitin e fundit 2018 ishin mbi 37veta qe humben jeten ne pune dhe askus nuk dha pergjigje.

Familjeve nuk iu dha as pensionifamiliar. I lane si mos me keqe.

Por natyrisht se z.Thaci keto nuk i dine!?

Ska si e dine!?

Ndoshta z.Thaci i mungojne te dhenat konkrete dhe ai mbeshtetet ne te ardhurat e veta qe i ka ditore dhe deklaron shifren prej 600Euro.

E cka te thuhet z.Thaci per ndihmat sociale prej 75 Euro ose per pensionin e pleqerise qe nuk jane as 80 Euro.

Po ku.mbeten o z.Thaci te papumet. Edhe ketu nuk ke te dhena!!

Jo nuk ke!

Turp.

Te papunet ne Kosove e kalojne perqindjen prej 35%.

As edhe nje mundesi te punesimit nuk e kane. Ata nuk jane te klanit tende as te Isa Mustafes te Fatmir Limes e te Kadri Veselit. Nuk i takojn ndonje partie politike. Jane qytetare dhe andaj po ikin jashte per nje jete ku.punohet dhe jetohet.

Ndersa, Ju z.Thaci kujdesuni, po po, per klanin, sepse ate vetedije politike dhe shteterore e disponon. Ruaje mire vartesit se te duhen dhe puneso keta.

Ky eshte turpi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...