Thaçi në Bruksel: BE-ja duhet ta marrë vendimin e vonuar për heqjen e vizave

Aktuale

Thaçi në Bruksel: BE-ja duhet ta marrë vendimin e vonuar për heqjen e vizave

Më: 15 prill 2019 Në ora: 13:38
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot është takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin ka biseduar për situatën politike, për perspektiven evropiane, për liberalizimin e vizave dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast kreu i vendit e ka falënderuar presidentin Tusk për mbështetjen që BE-ja i ka dhënë Kosovës në dy dekadat e fundit. Ai ka theksuar se rajoni po vazhdon të jetë në një status quo të vështirë, e cila po ngadalëson shumë procese.

“Zgjidhja e të gjitha mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe një qartësi, dinamikë dhe zotim më i madh i BE-së për perspektiven e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë përgjigja më e mirë ndaj këtij stagnimi”, tha Thaçi.

Pas plotësimit të të gjitha kritereve, presidenti Thaçi ka thënë se ngadalësimi i vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është i pakuptimtë dhe i papranueshëm, pavarësisht arsyetimeve të vazhdueshme nga BE-ja dhe shtetet anëtare.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Brukseli dhe Perëndimi janë orientimi i vetëm strategjik i Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat