Ambasada amerikane u reagon zyrtarëve serbë që po i mohojnë mizoritë e luftës - Bota Sot
Ambasada amerikane u reagon zyrtarëve serbë që po i mohojnë mizoritë e luftës

Aktuale

Ambasada amerikane u reagon zyrtarëve serbë që po i mohojnë mizoritë e luftës

Më: 15 prill 2019 Në ora: 16:09
Philipe Kosnett

Njëzet vjetori i masakrave në Kosovë është përcjellë me deklarata politike. Në Serbi duke u mohuar krimet nga udhëheqësit e shtetit, dhe në Kosovë duke kritikuar heshtjen e ndërkombëtarëve ndaj këtij mohim. Ambasada amerikane, përmes një deklarate, thotë se mohimi i mizorive ofendon viktimat në luftën e Kosovës.

Ambasada amerikane sot ka ngushëlluar të gjithë familjarët që po përkujtojnë 20 vjetorin e të rënëve gjatë luftës në Kosovë.

Në deklaratën e ambasadës thuhet se të mohuarit e krimeve të luftës, i ofendon kujtimet për viktimat.

“Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuatrit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne poashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Në deklaratat e krerëve shtetërorë gjatë ceremonive përkujtimore të viktimave në masakrat e 20 vjetëve më parë, disa herë kanë përsëritur se bashkësia ndërkombëtare po hesht ndaj mohimit të krimeve nga liderët serbë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...