Ngrihet aktakuzë ndaj vëllait të Rexhep Selimit që sulmoi policin

Aktuale

Ngrihet aktakuzë ndaj vëllait të Rexhep Selimit që sulmoi policin

Më: 16 prill 2019 Në ora: 18:14
Ramadan Selimi, Rexhep Selimi

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë për sulm të zyrtarit policor ndaj Ramadan Selimit, vëllait të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Prokuroria ka konfirmuar se aktakuza ndaj Ramadan Selimit për “sulm ndaj personit zyrtar” është ngritur më 10 tetor të vitit të kaluar.

“Më 15.03.2018, prokurori i çështjes ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve, kurse me 10.09.2018, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit të cekur më lartë, në drejtim të veprës penale ‘Sulmi ndaj personit zyrtar’ nga neni 410, par. 2 lidhur me par. 1 dhe neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Insajderi.

“Prokurori i çështjes, në aktakuzë i ka propozuar Gjykatës Themelore të Prishtinës, që i pandehuri R.S., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, ka njoftuar Prokuroria.

Më 2 mars të vitit të kaluar, vëllai i deputetit Selimi ishte shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit policor.

Siç kishin raportuar mediet, ngjarja kishte ndodhur derisa policia e kishte ndalur veturën të cilën po e ngiste Ramadan Selimi për kundërvajtje në trafik.

Dyshohet se Selimi nuk i kishte përfillur urdhrat e policit dhe e kishte sulmuar atë fizikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat