O’Connell: Ata që i mohojnë masakrat në Kosovë, gënjejnë

Aktuale

O’Connell: Ata që i mohojnë masakrat në Kosovë, gënjejnë

Më: 17 prill 2019 Në ora: 13:37
Ruairi O’Connell

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connell kanë marrë pjesë në aktivitetin: Prezantimi i projektit të revitalizimit dhe integrimit socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën Marin Barleti në Prizren.

Në fjalën e tij, ambasadori O’Connell ka thënë se Kosova nuk duhet ta harrojë të kaluarën, por duhet ta vendosë se si do të duket e ardhmja.

Me këtë rast, ai ka thënë edhe se ‘ata që mohojnë masakrat si Reçaku gënjejnë’.

“Duhet të kujtojmë të kaluarën, nuk mund të ndryshojmë çka ka ndodhur por ne mund të vendosim se si do të duket e ardhmja. Ne nuk guxojmë të harrojmë Reçakun, Krushën e Madhe, Likoshanin, Qirezin, Lybeniqin, Mejën dhe shumë masakra të randa që kanë ndodhur në Kosovë. Ata që i mohojnë gënjejnë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat