Konjufca: Plani qeveritar për prodhimin e energjisë prek xhepin e qytetarëve

Aktuale

Konjufca: Plani qeveritar për prodhimin e energjisë prek xhepin e qytetarëve

Më: 17 prill 2019 Në ora: 16:33
Glauk Konjufca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kritikuar mënyrën se si Qeveria e Kosovës ka zgjedhur të prodhohet energji, duke thënë se ajo është e gabuar dhe ndikon drejtpërdrejt në xhepin e qytetarëve.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit tha se projekti për ndërtimin e TC Kosova e Re do të prekë direkt koston e jetesës së qytetarëve të vendit.

Konjufca-Haradinajt: Plani yt për energjinë ndikon në xhepin e qytetarëve

“Kryeministër, ne pajtohemi plotësisht që Kosova ka nevojë për prodhimin e energjisë elektrike, ky debat nuk mund të bëhet në këtë parlament, sepse askush tha Kosova nuk ka nevojë për prodhimin e energjisë elektrike, debati që po e bëjmë ne është ky: si ta gjejmë mënyrën më të mirë qysh e prodhojmë energjinë elektrike. Plani yt që e ke zgjedh qysh të prodhojë Kosova energji elektrike, e ke zgjedh një plan, i cili në xhepin e qytetarëve të Kosovës ndikon drejtpërdrejt. Kjo është kritika jonë për ty”, tha ai.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova humb nëse blen energji nga Serbia.

Haradinaj: Qytetarët humbin kur blejmë rrymë nga Serbia

“Vendi im, Kosova, këta që po të dhimbsen që ka me iu rrit çmimi i rrymës, qytetarëve tanë, unë e di po ashtu që këta humbin kur blejnë rrymë në Serbi, pra është një zinxhir i proceseve që ndodhin kur prodhohet këtu dhe ju e dini që në çdo hallkë të atij zinxhiri paguhet tatim. Bechtel Enka që e kryen auto-rrugën është tatimpaguesi më i madh në Kosovë, çka jam duke fol me këta, nëse fillojmë të shohim efektin e asaj që do të ndodhë në vend, me siguri do ta shohim atë. Por ju lutem, kjo marrëveshje për investim, me Contour Global, së pari është investim që vjen prej adresave të garantuara”, tha ai, duke shtuar se nuk ka investitorë tjetër në tavolinë përveç Contour Global.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat