Haradinaj: BERZH konfirmoi përkrahjen në projektet e infrastrukturës - Bota Sot
Haradinaj: BERZH konfirmoi përkrahjen në projektet e infrastrukturës

Aktuale

Haradinaj: BERZH konfirmoi përkrahjen në projektet e infrastrukturës

Më: 18 prill 2019 Në ora: 15:37
Ramush Haradinaj dhe Suma Chakrabarti

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar delegacionin e lartë nga BERZH, kryesuar nga presidenti Sir Suma Chakrabarti, ka u konfirmua përkrahja për zhvillimin e projekteve të rëndësishme nga fusha e infrastrukturës, energjisë alternative, rehabilitimit të rrjetit hekurudhor dhe të ndërlidhjes së Kosovës në gazsjellësin TAP-JAP.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se përkrahja e vazhdueshme nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projekteve madhore për Kosovën, i ka dhënë shtytje të fuqishme zhvillimit të qëndrueshëm në vendin tonë.

“Është rikonfirmuar mbështetja e EBRD për financimin e ndërtimit të Unazës së jashtme të qytetit të Prishtinës. Me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik, Kosova është e angazhuar që projektet e mëdha të interesit publik t’i kapitalizojë sa më parë”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...