Është e kotë, nuk mund të mohohet FARK-u: Ja Betimi i Ushtarit i shkruar më 1996, ky është autori që e shkroi Betimin! - Bota Sot
Është e kotë, nuk mund të mohohet FARK-u: Ja Betimi i Ushtarit i shkruar më 1996, ky është autori që e shkroi Betimin!

Aktuale

Është e kotë, nuk mund të mohohet FARK-u: Ja Betimi i Ushtarit i shkruar më 1996, ky është autori që e shkroi Betimin!

Nga: N.Sh Më: 21 prill 2019 Në ora: 13:37
UÇK

Në kohën kur po flitet për Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, FARK, dhe Betejën më të lavdishme të Kosovës në luftën kundër Serbisë, pra për Betejën e Koshares, ne do ta paraqesim Betimin e Ushtarit, i cili është bërë në atë kohë me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

Betimi i Ushtarit, ishte shkruar nga Sefedin Krasniqi, në nëntor të vitit 1996 ku në emër të Drejtorisë së informimit kishte njoftuar të gjithë eprorët dhe komandantët që ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të betohen me të njëjtin tekst.

Krasniqi, kishte njoftuar se nuk kishte tjetër betim derisa më vonë, Jakup Krasniqi e kishte kopjuar Betimin e Ushtarit të Ushtrisë Shqiptare, me disa shkurtime.

Më poshtë ua paraqesim tekstin e betimit të shkruar nga Krasniqi:

Unë ... ushtari i popullit tim BETOHEM në emër të ATDHEUT dhe KUSHTETUTËS, përpara ZOTIT dhe flamurit KOMBËTAR, se do të jem besnik dhe i pakursyer në luftën për çlirimin e Kosovës, kundër pushtuesve dhe tradhtarëve të vendit, deri në pikën e fundit të gjakut tim.

Do të jem ushtar i bindur dhe i disiplinuar, dhe do të zbatoj me korrektësi urdhrat dhe detyrat e komandave eprore që lidhen me luftën çlirimtare, ushtrinë dhe sekretin ushtarak.

BETOHEM

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...