Ramadani: Transparenca me NATO-n është përkushtim i Kosovës - Bota Sot
Ramadani: Transparenca me NATO-n është përkushtim i Kosovës

Aktuale

Ramadani: Transparenca me NATO-n është përkushtim i Kosovës

Nga: Z.B Më: 23 prill 2019 Në ora: 11:22
Foto nga takimi

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se është takuar me me Gjeneralin Uwe E. Becker, Drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Kosovë, përcjell “Bota sot”

Ramadani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, i theksova Gjeneralit Becker përkushtimin e Kosovës për transparencë me NATO-n dhe rëndësinë që për ne ka angazhimi i vazhdueshëm.

“Kosova është aleat i besueshëm i NATO-s. Anëtarësimi në NATO është qëllim shtetëror dhe ka përkrahje unanime popullore”, ka shkruar Ramadani

Postimi i plotë:

Transparenca me NATO-n është përkushtim i Kosovës

Sot, takova dhe bashkëbiseduam hapur me Gjeneralin Uwe E. Becker, Drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Kosovë.
I theksova Gjeneralit Becker përkushtimin e Kosovës për transparencë me NATO-n, rëndësinë që për ne ka angazhimi i vazhdueshëm në NATO-s në Kosovë, si dhe orientimin tonë të plotë për integrim dhe anëtarësim në Aleacën Verio-Atlantike.
Bashkëpunimi, transparenca dhe koordinimi me mekanzimat e NATO-s në Kosovë na ndihmojnë vazhdimisht në arritjen dhe forcimin e strandardeve demokratike. NALT-i është një mekanizëm i tillë, me të cilin vazhdojmë bashkëpunimin në baza të rregullta.

Kosova është aleat i besueshëm i NATO-s. Anëtarësimi në NATO është qëllim shtetëror dhe ka përkrahje unanime popullore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...