Flet nëna e punëtorit që vdiq nga shembja e hotelit: Unë e përcolla për punë, paguhej 10 euro

Aktuale

Flet nëna e punëtorit që vdiq nga shembja e hotelit: Unë e përcolla për punë, paguhej 10 euro

Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:33
Flet nëna e punëtorit

Nëna e Visar Behramit ka folur pas vdekjes tragjike të të birit teksa punonte në një punishte në objektin e ish-hotelit Adriatik.

Nga shtëpia ku po mbahet e pamja, nëna tregoi edhe për momentet e fundit me të birin.

Sipas saj, i biri nuk ka pasur sigurim në punë dhe ka shtuar se paguhej 10 euro në ditë.

Lexoni fjalët e para të saj pas vdekjes së djalit në moshën 28 vjeçare:

Unë jam nana e Visarit. Visari dje u shku në punë, unë e kam përcjell e më ka thanë: ditën e mirë.

E kah ora tetë e akshamit tuj këqyr ndodhi qajo. Të sigurt nuk ishim që ai, se i kish nda ai shefi disa anej e disa anej.

Edhe, kur thanë “njo ka mbet në dhe nuk po muj e nxjerrin”. Tani kanë nga të gjithë, falemnderit prej tyre.

Deri kah në 12 e kanë gjet, na mbajshim ymyd që ishte gjallë. Kush e ka kujtu vdekjen e tij?… Kush ka fiqiru. I gjallë shkoi, i vdekun me erdh…

As s’ka pas sigurim as gja të gjallë. Nga 10 euro e ka pagu… As sigurim as gja të gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat