Prokuroria Speciale rifillon hetimin ndaj grave të kthyera nga Siria - Bota Sot
Prokuroria Speciale rifillon hetimin ndaj grave të kthyera nga Siria

Aktuale

Prokuroria Speciale rifillon hetimin ndaj grave të kthyera nga Siria

Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:08
Te kthyerit nga Siria

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka rifilluar hetimin për gratë që janë kthyer të premten e kaluar nga Siria.

Të gjitha gratë që janë kthyer nga Siria të premten e kaluar kanë rifilluar hetimet.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, prokurori special, Sylë Hoxha.

“Ne i kemi hapur hetimet ndaj tyre të cilat ishin pezulluara për nja 31 apo 32 gra sepse numri nuk po dihet akoma saktë dhe tash pasi kanë rifilluar hetimet të shohim rrjedhën se si po shkon”, ka treguar Hoxha.

Ndryshe autoritetet e Kosovës në orët e vona të së premtes kanë kthyer në Kosovë 110 kosovarë nga zonat e luftës në Siri, përfshirë në mesin e tyre edhe luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, 9 nga të cilët kishin humbur prindërit në luftë.

Të gjitha gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria ishin vendosur në Qendrën e të Huajve në Vranidoll të komunës së Prishtinës.

Po ashtu vlen të theksohet se kthimin e kosovarëve nga Siria e kishte mundësuar ushtria amerikane dhe kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Sean Robertson, i cili ka thënë ushtria amerikane ka mbështetur operacionin e riatdhesimit të kosovarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...