Enver Hasani tregon se a mban armë

Aktuale

Enver Hasani tregon se a mban armë

Më: 23 prill 2019 Në ora: 22:10
Enver Hasani

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese ka treguar se ka një armë me leje gjatë një interviste në Kohavision.

Hasani këtë e ka shpalosur derisa ka folur rreth rasteve të tij në gjykata.

Ai ka thënë se kur kishte shkuar për ta vazhduar lejen për armën nuk kishte mundur ta bëjë për shkak të dy rasteve ndaj tij në Gjykatë.

“Po mbaj armë, e kam me leje” ka thënë ish kreu i Gjykatës Kushtetuese i cili është profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat