Reagon edhe Limaj: Regjimi serb i pa interesuar për integrimin e serbëve në kosovë

Aktuale

Reagon edhe Limaj: Regjimi serb i pa interesuar për integrimin e serbëve në kosovë

Më: 25 prill 2019 Në ora: 15:31
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar për ndalimin e zyrtarit serb, Srgjan Jovanoviqit, ana e institucioneve të Serbisë.

Limaj ka thënë se ndalimi i tij është dëshmi edhe njëherë se regjimi i Serbisë nuk është i interesuar për integrimin e serbëve në Kosovë.

“Përmes këtij presioni dhe shantazhi ata po i frikësojnë qytetarët serbë për të marrë përgjegjësi në institucionet e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në ‘Facebook’.

Kryetari i Nismës ka thënë se presin nga BE të mos tolerojnë sjellje të tilla, posaçërisht të një vendi i cili ka marrë statusin e vendit kandidat për BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat