Vedat Bajrami do të kandidojë për president?

Aktuale

Vedat Bajrami do të kandidojë për president?

Më: 25 prill 2019 Në ora: 15:34
Vedat Bajrami

Vedat Bajrami mund të ndjekë shembullin e komedianit nga Ukraina.

Aktori i njohur Vedat Bajrami, apo siç e njohin të gjithë si ‘ Liki’, ka postuar një fotografi në Instagramin e tij, duke treguar se dëshiron të kandidojë për president të Kosovës. 

Ai ka postuar një fotografi me mbishkrimin; ‘  Ky shoku jem @Bujar66 po thot që une të kandidoj për President, qka po thoni ju’, e komentet pozitive nuk kanë munguar.

Image

E kjo siç duket nuk është një shaka e tij pasi edhe më herët disa prej analistëve e kanë përmendur Vedatin për një post të tillë, siç është Adriatik Kelmendi dhe Enver Robelli, i cili pat thënë se duhet të marim shembull Ukraninën pasi në zgjedhjet për president atje vota më së shumti ka marrë humoristi Vlodimir Selenksi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat