Kurti tregon pse është fajtor Lumezi - Bota Sot
Kurti tregon pse është fajtor Lumezi

Aktuale

Kurti tregon pse është fajtor Lumezi

Më: 25 prill 2019 Në ora: 15:42
Albin Kurti

Një ditë para protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, kryetari i VV-së, Albin Kurti ka drejtuar kritika në drejtim të tij, duke thënë se ai i frikësohet pothuajse edhe ministrave.

Kurti ka deklaruar se mungesa e sistemit të drejtësisë në Kosovë është pjesë e problemit pse në vendin tonë mungojnë investimet.

Kurti: Ai i frikësohet pothuajse çdo ministri

“Kryeprokurori i shtetit në rastin më të mirë është shumë pasiv, e realisht është pjesëmarrës në këtë mbrapshtinë e pushtetit në Kosovë dhe është fajtor pse ndodhemi në këtë gjendje. Pikërisht kur nuk ke një kryeprokuror para të cilit dridhen edhe kryeministri, edhe presidenti, edhe kryeparlamentari, përfundon në këtë gjendje. Në çdo vend demokratik, presidenti, kryeministri, kryeparlamentari i frikësohen kryeprokurorit, ne e kemi të kundërtën. Ai i frikësohet pothuajse çdo ministri. Nuk mbahet republika pa guxim, nuk mbahet shteti pa guxim. E guxim më së pari duhet të kemi te prokurorët, prandaj edhe ne po e vëmë theksin aty. Nuk konsideroj që ai është problemi kryesor, mirëpo unë jam shokuar nga mos mbështetja nga Këshilli Prokuroria i Kosovës, kryeprokurorit dhe prokurorëve të tjerë ndaj mos përkrahja e një prokurori i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra Kosova është bërë një vend nga i c ili ikin prokurorët e jo kriminelet“, ka thënë ai.

Ai këto komente i bëri para studentëve të Kolegjit AAB, ku mbajti ligjëratën “Sfidat e zhvillimit ekonomik të Kosovës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...