Albin Kurti paralajmëron protesta të reja - Bota Sot
Albin Kurti paralajmëron protesta të reja

Aktuale

Albin Kurti paralajmëron protesta të reja

Më: 26 prill 2019 Në ora: 15:42
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur në protestën e organizuar nga partia e tij kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit.

“Kjo ka qenë një protestë e ndërmjetme në kuadër të fushatës kundër PANhajnisë. Protestat e tjera do të vijnë në sheshin “Skënderbe” kundër PANhajnisë’”.

“E kemi pasë të domosdoshme që një protestë ta bëjmë këtu para zyrës së kryeprokurorit për shkak të heshtjes së tij, për shkak se iu bashkëngjit kryeministrit atëherë kur u ndoq Elez Blakaj, e kështu me radhë”.

Kurti tha se kjo protestë nuk ishte me qëllim të rrëzimit të Qeverisë, por ka paralajmëruar të tilla protesta.

“Kjo protestë është ekskluzivisht kundër prokurorisë, e cila është përgjegjëse për mosluftimin e krimit në Kosovë. Protestat kundër PANhajnisë do të vazhdojnë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...