Selmanaj, Thaçit: Ti i dëbove shtetasit turq, trego se të gjithë e dimë - Bota Sot
Selmanaj, Thaçit: Ti i dëbove shtetasit turq, trego se të gjithë e dimë

Aktuale

Selmanaj, Thaçit: Ti i dëbove shtetasit turq, trego se të gjithë e dimë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 15:57
Hashim Thaçi para Komisionit

Anëtari i Komisionit Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq, Driton Selmanaj nga LDK, i ka kërkuar presidentin Hashim Thaçi që të përgjigjet rreth dëbimit të turqve, duke e fajësuar direkt se ai e ka kryer këtë shkelje.

Selmanaj i ka thënë Presidentin, që po refuzonte të përgjigjej, që të fliste rreth asaj që pyetet nga komisioni.

“Nuk ke ardhur të na pyetesh, këtu jeni të përgjigjeni. Folni rreth asaj që të pyesim sepse të gjithë e dimë se jeni përgjegjës”, është shprehur deputeti i LDK’së.

Thaçi e ka quajtur këtë shkelje, duke mos u përgjigjur para komisionit hetimor.

Ndërkaq, Selmanaj ka vazhduar ta fajësojë presidentit se ai ka dhënë urdhër për dëbimin e shtetasve turq.

“Ti je përgjegjës që i ke dhënë të gjithë urdhërat, qetësohu, së s’ke ku ikë . Ju jeni ai që qëndroni prapa kësaj”, i është drejtuar deputeti Presidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...