Cilit deputet i tha presidenti Boshko Buhë

Aktuale

Cilit deputet i tha presidenti Boshko Buhë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 16:24
Pamje nga komisioni

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe deputeti i LDK-së Anton Quni janë përplasur mes vete për kohën e luftës.

Thaçi e ka quajtur frikacak dhe mercenar Anton Qunin duke ia rikujtuar se ka qenë në UÇK ushtar me pagë.

Kjo përplasje ka filluar kur deputeti Quni i ka thënë Thaçit se është frikësuar në luftë.

Quni: E di që jeni frikësuar në luftë, nuk e kuptoj pse tash në paqe”.

Hashim Thaçi:  Ti kur flet për luftë mos u djersit, se në luftë ke qenë nga fundi. Një këmbë e ke pas në Shqipëri një në Kosovë. Je hi në Kosovë pasi u hy NATO  në Kosovë. Ke luftuar, ke qenë një mercenar luftëtar. Je një Boshko Buhë i paguar. Duhet me të ardh turp. Ti mercenari qe ke luftu atje, asnjë ditë nuk e ki luftë në Kosovë”.

Për luftën janë përplasur me vete edhe deputeti i PDK-së Hajdar Beqa dhe deputeti Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat