Vjen thirrja serioze nga Haziri: Të shkarkohet Presidenti! - Bota Sot
Vjen thirrja serioze nga Haziri: Të shkarkohet Presidenti!

Aktuale

Vjen thirrja serioze nga Haziri: Të shkarkohet Presidenti!

Nga: N.H Më: 26 prill 2019 Në ora: 16:25
Hashim Thaçi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një kërkesë publike.

Ai ka kërkuar që të shkarkohet kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, përcjell "Bota sot".

“Kuvendi i Kosovës duhet ta inicion shkarkimin e Hashim Thaçit nga detyra e Presidentit të Republikës”, ka thënë mes tjerash Haziri në Facebook.

Ja postimi i tij në Facebook:

Të shkarkohet Presidenti !

Për dëbimin e gjashtë shtetasve turq, të njohur në opinion si “Gylenist”, përgjegjësi të drejpërdrejt ka presidenti i vendit Hashim Thaci, pasi nën urdhërat e tij kishin vepruar ish-shefi i policisë Shpend Maxhuni dhe ish-shefi i AKI-se, Driton Gashi. Për më tepër me lejen e presidentit Thaci, pjestarët e shërbimit të fshehtë turk, MIT, kan kryer arrestimin e shtetasëve turq të konsideruar nga diktatorit Erdogan si armiq të popullit dhe të shtetit turk.Më këtë veprim Thaci ka shkelur Kushtetutën e Republikës duke bërë edhe puc institucional dhe në këtë mënyrë ka rrezikuar jo vetëm rendin kushtetues dhe juridik të vendit por ka rrezikuar edhe sigurinë kombëtare.Mbi këtë bazë, Kuvendi i Kosovës duhet ta inicon shkarkimin e Hashim Thacit nga detyra e Presidentit të Republikës.(n.h)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...