Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka raportuar sot para Komisionit hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.
Raportimi ka përfunduar pa asnjë rezultat, pasi në mbledhje pati vetëm fyerje e akuza mes anëtarëve të Komisionit dhe Thaçit.
E nivelin e debatit në Komision, e ka komentuar Artan Murati, hulmutues i lartë në KDI përcjell, Bota sot.
Murati në një postim në Facebook, e ka quajtur të sjellje dhe gjuhë joparlamentare, debatin e sotëm.
“Gjynah në çfarë gjendje ka ra Katundi”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Reagimi i plotë:
Eshte per keqardhje te degjohet niveli i debatit ne Komisionin hetimor per debimin e shtetasve turq nga Kosova. Gjuhe joparlamentare, sjellje joparlamentare, debat i ulet e mbi te gjitha aspak relevant per cka eshte i thirrur ky komision. Gjynah ne cfare gjendje ka ra Katundi.