Sali Rexhaj i del në krah Anton Qunit, godet Hashim Thaçin, ja çfarë i përmend

Aktuale

Sali Rexhaj i del në krah Anton Qunit, godet Hashim Thaçin, ja çfarë i përmend

Nga: N.H Më: 26 prill 2019 Në ora: 23:41
Pamje nga mbledhja e komisionit

Sali Rexhaj, ish-aktivist politik në Kosovë, tani mërgimtarë në Zvicër, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Ministria e Mbrojtjes është themeluar në vitin 1991 dhe e ka pasur ministrin, stafin dhe buxhetin e vet, kuptohet se kanë marrë paga oficerët, si në çdo vend të botës.

Rexhaj më këtë rast i ka përmendur Thaçit se me Klanin Pronto, me fondin “Vendlindja Thërret”, fond për të, as sot, 20 vjet pasluftës, nuk ka dhënë llogari, as arsyetim, se sa para janë harxhuar e sa kanë mbetur.

Ja shkrimi i tij:

Sit nga Hshim Thaqi e perkrahesit e tije u degjua nje akuze kunder Anton Qunit se ai eshte mercenar, per arsye se paska marre page gjate luftes.

Hashimit, dhe Klanit Printo po ja kujtoj se:

Ministria e Mbrojtjes eshte themeluar ne vitin 1991 dhe e ka pase ministrin, stafin dhe buxhetin e vet. Kuptohet se kan marre paga oficeret, si ne çdo vend te botes. Ata jane paguar ne perputhje me ligjin e rregulloret e sherbimit, e nuk kane vjedhe ma thase para siq kan bere Thaqi me Klanin Pronto me fondin „Vendlindja Thrret“, fond per te as sot, 20 vjet pas luftes, nuk ka dhene llogari, as arsyetim, se sa para jane hargjuar e sa kan mbete.

Para kan marre edhe Ministria e Arsimit dhe te gjithe mesimdhenesit. Ke marre edhe ti page si Student Prorektor, deri sa je zbuluar se i ke falsifikuar notat. Dy vjet rresht.

Ka marre edhe presidenca, Ministria e Brendeshme, partite politike, mireqenja sociale.

Ne kemi ndertuar shtet e jo çeta kaçakesh e banda klanesh, siq ke bere ti tere jeten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat