“Thaçi aktroi si i çmendur për t’i ikur përgjegjësisë”

Aktuale

“Thaçi aktroi si i çmendur për t’i ikur përgjegjësisë”

Nga: A.ZH Më: 27 prill 2019 Në ora: 22:20
Pamje nga raportimi i Thaçit para Komisionit

Edhe Tinka Kurti, zyrtare për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, ka komentuar për raportimin e presidentit Hashim Thaçi, para Komisionit Hetimor për dëbimin e shtetasve turq.

Ajo ka thënë se presidenti “aktroi si i çmendur” për t’i ikur përgjegjësisë.

Ajo ka kërkuar largimin e Thaçit nga pozita e presidentit.

Reagimi i plotë i Kurtit:

Metoda me aktru si i çmendur që me i ik përgjegjësisë pasi bën krime është e njohur qëmoti. Këtë e zgjodhi Hashim Thaçi sot. Por pikërisht sot, atij i është lexuar aktakuza mes proteste. Hashim ik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat