Ramush Haradinaj ‘eskalon’ me Edi Ramën: “Mos u përzij më”

Aktuale

Ramush Haradinaj ‘eskalon’ me Edi Ramën: “Mos u përzij më”

Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:19
Ramush Haradinaj

Samiti i Berlinit u cili u organizua nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në përpjekje për t’i dhënë shtytje proceseve të pajtimit dhe integrimit në Ballkanin Perendimor, nuk ka përfunduar pa tensione ndërmjet Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe atij të Shqipërisë Edi Rama.

Kështu bëjnë të ditur burime të afërta me të dy krerët shtetëror. Sipas të njëjtave burime, zënka mes Haradinajt dhe Ramës ka nisur Media merr vesh se Haradinaj, i është drejtuar me fjalë të rënda kryeministrit shqiptar, në shenjë revolte pas presionit të bërë për heqje të taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.

“Mos u përzij më“, citohet t’i këtë thënë Haradinaj, Ramës.

Ndryshe, që në hapje të samitit, Kancelarja gjermane Angela Merkel porositi që zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet “të bëhet në dëm të vendeve tjera të rajonit”.

Nga ana e tij, presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjithashtu porositi që në kuadër të samitit të diskutohet hapur për të gjitha opsionet që janë në tryezë sa i përket Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk e kemi për qëllim të imponojmë zgjidhje për Beogradin dhe Prishtinën. Ne dëshirojmë që të shqyrtojmë gjitha mundësitë, por edhe të shmangim tensionet e mundshme në rajon të cilat mund të ndodhin për shkak të opsioneve që janë në tryezë”, tha Macron, dje në një konferencë për media.

Samiti joformal i Berlinit shënon takimin e parë të drejtëpëdrejtë të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që nga nëntori i vitit të kaluar kur bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian u ndërprenë për shkak të vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat