Duhanaj: Thaçi dhe strukturat e tij të nëntokës, kontrollojnë secilin subjekt politik

Aktuale

Duhanaj: Thaçi dhe strukturat e tij të nëntokës, kontrollojnë secilin subjekt politik

Nga: A.Zh Më: 1 maj 2019 Në ora: 14:35
Hashim Thaçi

Analisti i çështjeve politike Leon Duhanaj, ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi kontrollon, secilin subjekt politik në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook, ka kritikuar edhe përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i pyetur ata se pse nuk po e luftojnë Thaçin me vepra, “por me deklarata boshe”.

Reagimi i plotë:

Presidenti Thaçi dhe strukturat e tij të nëntokës, me gjasë kontrollojnë secilin subjekt politik në vend.

Ndryshe nuk kuptohet kjo qasje!

Paramendoni, nëse dikush tjetër do të ishte president dhe do t'ia bënte këto dëme Kosovës, çfarë do të ndodhte?

Besoj që një pyetje të madhe duhet ta bëjnë edhe përkrahësit e verbuar të LVV-je; pse kjo parti nuk e lufton Thaçin me vepra, pos me deklarata boshe?

Dhe një pyetje do duhej bërë secili qytetarë vetvetes; si ka mundësi që ne Shek. XXI, të sillemi si në kohën e mesjetës, si delet, duke ndjekur partitë politike të cilat nuk janë asgjë me shumë se sa një mekanizëm zhvatës, i ndarë në disa segmente?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat