Vasfije Krasniqi: Kurrë nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi!

Aktuale

Vasfije Krasniqi: Kurrë nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi!

Nga: A.M. Më: 1 maj 2019 Në ora: 20:25
Vasfije Krasniqi - Goodman

E  mbijetuara e dhunës seksuale në Kosovë, Vasfije Krasniqi- Goodman, pasi ka folur para Kongresit amerikanë rreth dhunimit nga forcat serbe gjatë kohës së luftës, ka falënderuar personat që  e kanë mbështetur.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kurrë nuk do të ndalët duke e thënë  të vërteten e saj dhe duke kërkuar drejtësi.

Postimi i plotë:

Dua t’ju falenderoj nga zemra për mesazhet e pafunda që me keni dërguar sot dhe dje.

Unë isha e nderuar që me ftesë të Kongresmenit Engel dhe Kongresmenit McCaul të jap dëshminë në Kongresin Amerikan për krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Unë jam një nga 20.000 gratë dhe burrat ndaj të cilëve është ushtruar terror dhe dhunë seksuale.

Ata që u munduan të më poshtërojnë dhe lëndojnë ende janë të lirë. Drejtësia ka dështuar në rastin tim. Drejtësia ka dështuar për viktimat e luftës së Kosovës.

Por unë kurrë nuk do të ndalem së thëni të vërtetën time dhe kurrë nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat