“Flejë kryeministër flejë!”

Aktuale

“Flejë kryeministër flejë!”

Nga: N.Sh Më: 2 maj 2019 Në ora: 20:49
Ramush Haradinaj

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndalimin e veturave zyrtare për punë private.

Gecaj thotë se, veturat zyrtare nuk është dashur të përdoren asnjëherë për qëllime private.

Me këtë rast, Gecaj ka postuar edhe një fotografi ku shihet kryeministri Ramush Haradinaj, në Kuvend duke fjetur.

“Qeveria ndalon përdorimin e veturave zyrtare për punë private”

Lajm se jo mahi ... ndalohet e ndaluara ... veturat zyrtare nuk është dashur të përdoren për qëllime private asnjëherë! Flejë kryeministër flejë!”, shkruan Gecaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat